• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Vijon i nxehti afrikan, sa shkojnë temperaturat sot
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vijon i nxehti afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

21 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 40 – 41 gradë C.

Evropa

Vendet e Europës Lindore; janë përfshirë prej nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht Evropa Qendrore dhe ishujt britanikë do të paraqitet me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera ekstreme priten në Itali, gadishullin e Ballkanit, brigjet Greke dhe brigjet e Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI MIRATON: 5 vjet punë për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet...
Previous article GODITET BANDA E TRAFIKUT TË DROGËS/ Kapen rreth 6 tonë kokainë në Itali, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT