• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI MIRATON: 5 vjet punë për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet…
Home
Politikë

KUVENDI MIRATON: 5 vjet punë për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet…

21 July, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi i Shqipërisë me 70 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Po ashtu u miratua me 71 pro dhe 23 kundër dhe ligji i cili u jep mbështetje studentëve të mjekësisë të cilët pas studimeve vendosin të kontribuojnë në vendin tonë për një periudhë 2-3 apo 5 vjeçare.

Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për akademinë e shkencave.

Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.

Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.

Gjatë kësaj seance plenare u votuan miratimin e ligjit Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Po ashtu dhe ligjin për strehimin social. Një ligj tjetër i miratuar ishte dhe ai që redukton taksën për ndërtimin e objekteve bujqësore.

Ligjet dhe aktet normative të miratuara gjatë seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

-Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”” (89 vota pro 4 abstenim 0 kundër)

-Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të -Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019” (95 pro, 0 kundër)

-Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)” (94 vota pro, 1 abstenim)

– Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” (71 pro, 23 kundër)

-Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale (69 pro, 23 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”” (72 pro, 22 kundër dhe 1 abstenim)

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar (74 pro, 20 kundër, 1 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (84 pro, 4 kundër, 3 abstenim)

-Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” (71 pro, 23 kundër, 0 abstenim)

-Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, i ndryshuar (72 pro, 17 kundër, 1 abstenim)

-Projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Akademinë e Shkencave” (70 pro, 23 kundër, 2 abstenim)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik: Regjimet komuniste shkaktuan 18 mln viktima, më shumë se të dy luftërat botërore...
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Vijon i nxehti afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT