• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Ulen temperaturat, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës

30 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar. Përsa i përket motit; zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira me intensitet të ulët, ndërsa  zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore; më të theksuara në zonat verilindore; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në të gjithë republikën e Kosovës; ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente përgjatë paradites; Pritet që pas – mesdite dhe në vijim vranësirat dhe reshjet e dëborës të shtohen në të gjithë Kosovën; Problematikë e theksuar do të jenë ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e RMV, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante gjatë paradites.

Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të reshjeve të dëborës si edhe rënie të mëtejshme të temperaturave në te gjithë territorin e RMV.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerta ditore nga – 4°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 10°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Europa

Ishujt Britanikë; Europa Qendrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa të ftohta me origjinë polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje dëbore; ku më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e madhe.

Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët; vranësirave të pakta si edhe temperaturave relativisht të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E BORËS PËRFSHIJNË KORÇËN/ Zbardhet Dardha dhe Voskopoja
Previous article SULMOHET KANALI I UJIT NË VERI TË KOSOVËS/ Kurti: Akt terrorist, u orkestrua nga Serbia

s.autor

Postime të ngjashme

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT