Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë gjith vendin ditën e sottme deri mbasdite kur vranësirat do të shtohen duke sjellë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat qendrore. Pasditja vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur vranësirat fuqizohen duke sjell reshje gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë në mëngjes por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.
Era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi 25km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgë deri në dy ballë.
Moti paraqitet thuajse i njëjtë edhe për ditën e nesërme por me vranësirat më të dendura. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen me disa gradë celcius dhe shpejtësia e erës do të rritet deri në 50km/h duke krijuar në det dallgë në 4 ballë.



