• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Me armë zjarri me silenciator ishte nisur për të vrarë një person, policia arreston 37-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Me armë zjarri me silenciator ishte nisur për të vrarë një person, policia arreston 37-vjeçarin

1 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë.

I armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën po shkonte për të vrarë një shtetas, Policia vë në pranga 37-vjeçarin, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.

Sekuestrohen një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Aldi Mustafa, me pasagjer shtetasin Klevis Kurdiu, Policia, gjeti një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, brenda dhe jashtë vendit;
Klevis Kurdiu, 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga informacionet që kishte siguruar Policia, dyshohet se shtetasi A. M. kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM TERRORIST PRANË PARLAMENTIT NË ANKARA/ Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë
Previous article SULMI TERRORIST NË KOSOVË/ Vuçiç: Dëshmitë dhe provat për ngjarjet në Banjskë dalin brenda 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT