• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË KRIMINALE/ Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, kallashnikov dhe municione, pranga të riut në Mirditë
Home
Breaking News

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË KRIMINALE/ Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, kallashnikov dhe municione, pranga të riut në Mirditë

24 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu kapën dy mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra 28-vjeçari Marian Gjoka që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

NJOFTIMI I POLICISE
Parandalohen ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Safe City”. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 28-vjeçari Marian Gjoka që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe City”.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRUTHI HYN NË SHQIPËRI/ Konfirmohen tre rastet e para
Previous article U KAPËN ME KANABIS DHE KOKAINË/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT