• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË KRIMINALE NË DIBËR/ Arrestohet 20-vjeçari. Zbulohen detajet (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË KRIMINALE NË DIBËR/ Arrestohet 20-vjeçari. Zbulohen detajet (EMRI)

17 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Dibrës arrestoi një 20-vjeçar të identifikuar si Luiz Dikollari, në kuadër të operacionit të koduar “Inteligjenca”.

Në një njoftim zyrtar thuhet se policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale, pasi 20-vjeçari qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.

“Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër”, njoftoi Policia.

Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për të bërë zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte 20-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Zbulohen kush janë organizatorët e grupit kriminal, laboratori i kokainës ishte…
Previous article PAMJET/ Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT