• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON zyrtari iranian: Ambasadat e Izraelit nuk janë të sigurta
Home
Botë

PARALAJMËRON zyrtari iranian: Ambasadat e Izraelit nuk janë të sigurta

7 April, 2024 s.autor Botë

Një këshilltar i lartë ushtarak iranian e ka paralajmëruar Izraelin të dielën se asnjëra prej ambasadave të tij nuk janë më të sigurta, pas sulmit të javës së kaluar në Damask për të cilin u fajësua Izraeli.

Tensionet rajonale janë rritur duke kërcënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në muajin e shtatë të dielën.Komentet e gjeneralit Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lënë të kuptohet se Irani do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë sulmit ndaj Ambasadës iraniane në Siri më 1 prill, ku u vranë dy gjeneralë iranianë.

Izraeli – sipas praktikës së vet të zakonshme – nuk e ka komentuar sulmin në Damask.

“Asnjëra prej atyre ambasadave të regjimit [Izraelit] nuk janë më të sigurta”, tha Safavi, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në Teheran për gjeneralët e vrarë në sulmin që e bëri rrafsh me tokë ndërtesën e konsullatës iraniane.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është i përgatitur për çfarëdo përgjigje. “Kushdo që na dëmton, apo synon të na dëmtojë, do ta dëmtojë veten”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit qeveritar izraelit.

CBS Neës raportoi më 5 prill se inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se Teherani është duke planifikuar një sulm që do të përfshijë dronë Shahed dhe raketa lundruese. Nuk dihet caku e as koha e sulmit të mundshëm, por goditja e një ndërtese diplomatike izraelite do të ishte përgjigje proporcionale, thuhet në raport.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar të shtunën Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NË EMËR TË POPULLIT”/ Helidon Haliti hap ekspozitën me 4 cikle në Shkodër
Previous article "MALDIVET E EUROPËS"/ Mediat britanike: Rekomandohet Ksamili për plazhin dhe ujin e kristaltë

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT