Takimin e tij të parë me artdashin shkodran, qyteti i shumë piktorëve të dalluar, ”Mjeshtri i Madh” i pikturës së tij, Helidon Haliti, e vlerëson më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të njerëzve të tij.
Një ditë ekspozohet mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet kjo ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti .
Duke filluar nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të parë… , dhe Kur “POPULLI”, Helidoni befason, sfidon dhe teston audiencën . Artisti në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i palodhur, ekstravagand kokëfortë, ai tërheq nga vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij, ai krijon vlera të rralla artiske, të cilat janë fusin në një univers që të befason.
Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në sallë të vështirë:
Udhëtarët e kotësisë
Faksimile
Çapaculët
Shqipëria në Akuarel
Udhëtarët e kotësisë , do të befasojnë me kompozimet dhe me një tematikë provokuese , ku publiku i jepet mundësia interpretuese . E gjitha në një gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen në botën e tire , ato deri diku kanë një qëndrim të qëndrueshëm , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi që nuk dihet si rezultat kur pretendon, diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan, ironizon , provokon , duke hapur të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një ndërthurje ku dy kohë të ndryshme, një udhëtim në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëzim në karaktere, me simbolika e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,
Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë, personazh dhe ky rrugëtim vazhdon….
Faksimile,
Përshkrim fund e krye nga lirizmi , duke u në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni i jep ngjyrën e tyre rrëfimeve , ai krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai zgjedh. Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena lirike por edhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimin e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme , ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikimin dhe shpeshherë të pashqetësuar nga vështrimet dhe bëhet pjesë e lojës artistike duke krijuar një energji të furishme që të tërheqë rreth pikturës.
Helidoni është shumë i fortë dhe nga luftërat në botë .
Tabllotë përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturuara, mjeshtërisht , kudo është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun shpërthen me një klithmë ., një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në sipërfaqe, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës përpara një realiteti të tillë., një dash apo një dhi që merr një anijeje lufte, një qiell i vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë femërore , e cila e ka humbur joshjen, tashmë ajo mban tragjizmin e sjelljes, e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton, e kërrusur, e trishtuar duke qënë pjesë e asaj cfarë po ndodh.
Helidonit i ka interesuar shumë fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e tyre që shoqërojnë gjithë tabllotë .
Çapaculët
Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në liri, por pa prekur dhe problemet dhe problemet shëndetësore.
Çapaculët janë të mirë, që punojnë në dimensionin më të vogël, të cilat marrin shkas nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë, njërzit që enden në shpesh të paorjentuar, me duar në xhepa, të lodhur, në kërkim të diçkaje. ose të asgjëje, mbase dhe njerëz që vrasin kohë në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me irokazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si personazhe të, por pa harruar të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka lojtarë , të cilat shpesh herë janë pjesë me nota humori.
Si një temë e ngjyrës dhe teknikës ai luan bukur me mjetet shprehëse, fshirjet, lëvizjet mjeshtërore , me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh fokusi kryesor është marrëdhënia midis formave, ngjyrave, personazheve dhe linjës., Helidoni shumë luan në tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon, shpesh gjen brenda goditjes së telajos sugjerime të figurave – kafshëve, dhe personazheve të tij. Ky cikël është i ndryshuar apo fibër të gjithë nga tavalozi, si një pjesë e çmuar që jep ajër gjithë ekspzitës.
Shqipëria në Akuarel
Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri i Akuarelit .
Ai vjen si një rrugëtim i artistit nëpër Shqipëri , si një Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.
Pejsazhet e Helidonit plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukur . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturën e modestinë që e karakterizon në një qytet. që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do të mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e bën të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce.