• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON shefi i inteligjencës gjermane: Forca të jashtme synojnë dëmtimin e shtetit tonë
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON shefi i inteligjencës gjermane: Forca të jashtme synojnë dëmtimin e shtetit tonë

22 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria e Sudanit ka kryer sulme ajrore në kryeqytet, Kartum, të hënën, thanë banorët, teksa ushtria po tenton të fitojë terren kundrejt rivalëve paramilitarë disa orë para se të hyjë në fuqi një armëpushim njëjavor.

Armëpushimi synon të lejojë dërgimin e ndihmës për banorët e Sudanit.

Ushtria po ashtu ka kryer sulme ajrore edhe mbrëmjen e së dielës, duke shënjestruar makina ushtarake të Forcës paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, që operojnë në zonat e banuara në kryeqytet.

Luftimet mes ushtrisë dhe kësaj force kanë nisur më 15 prill.

Të dyja palët kanë thënë se do të respektojnë marrëveshjen që do të nisë në orën 21:45, sipas kohës lokale.
Në armëpushimet paraprake ka pasur luftime, por kjo është hera e parë që palët pajtohen për armëpushim pas negociatave.

Në marrëveshjen e armëpushimit është përfshirë edhe mekanizimi i monitorimit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të ushtrisë dhe forcës paramilitare. Po ashtu, në këtë mekanizëm do të ketë përfaqësues të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara, që ndërmjetësuan marrëveshjen pas bisedimeve në Xhedah.

Marrëveshja ka rritur shpresat se lufta do të ndërpritet. Si pasojë e luftimeve, pothuajse 1.1 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe mbi 250.000 që janë larguar në shtetet fqinje, duke kërcënuar destabilizimin e rajonit.

Të hënën, banorët kanë raportuar për sulme ajrore në Kartum, Omduram dhe Bahri. Po ashtu është raportuar për luftime në qendër të Kartumit.

Dy gjeneralët që po luftojnë janë ai i ushtrisë, Abdel Fattah al-Buhran dhe udhëheqësi i forcave paramilitare, Mohamed Hamdan Dagalo. Që të dy kanë mbajtur pozita udhëheqëse në këshillin që udhëheq shtetin që nga viti 2019, kur u rrëzua nga pushteti Omar al-Bashir. Dy vjet më vonë, gjeneralët organizuan një grusht-shtet, duke marrë nën kontroll shteti.

Por, që të dy kanë mospajtime lidhur me procesin e tranzicionit në sundim civil.

Luftimet nisën më 15 prill për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy gjeneralëve lidhur me planet që Forcat e Mbështetjes së Shpejtë t’i bashkohet ushtrisë dhe se kush do ta udhëheqë ushtrinë e re./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALIT I KANË THYER KËMBËT"/ Ndërroi jetë pas arrestimit, familjarët e Jani Rustemit dalin në protestë
Previous article AKSIDENT NË AKSIN "FIER-PATOS"/ Autobusi përplaset me “Skoda-n”, pasagjerja përfundon në spital

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT