• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON SERBINË PAS BLERJES SË ARMËVE NGA RUSIA/ SHBA: Do keni pasoja të rënda, kujdes
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON SERBINË PAS BLERJES SË ARMËVE NGA RUSIA/ SHBA: Do keni pasoja të rënda, kujdes

2 April, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarja amerikane nga Pentagoni, Laura Cooper, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për tregtinë e armëve që Serbia e bën me Rusinë.

Zyrtarja amerikane ka thënë se dihen qartë pasojat për ata që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia.

Cooper ka përmendur Ligjin CATSA që nënkupton kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve dhe thotë se një rregulli të tillë i përmbahen.

Njeheresh Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuara në stabilitetin e Ballkanit perëndimor pas paralajmërimeve se Rusia mund të ndërhyjë në rajon.

Deklarata vjen nga zëvendës ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë, Laura Cooper.

“Pa dyshim ka një histori të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në rajon duke u përpjekur të nxisë tensione. Dhe mendoj se ne po shohim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jam vërtet e kënaqur jo vetëm nga niveli i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit, por edhe se mendoj se edhe partnerët tanë të BE-së janë investuar shumë në sigurimin e stabilitetit”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomatja shprehet se Moska mund të destabilizojë rajonin duke përdorur ndërhyrje kibernetike, shitjen e armëve si dhe përdorimin e korrupsionit.

“Rusia ka një sërë taktikash që mund t’i përdorë përsëri. Ajo mund ti rikthehet  përdorimit të strategjive të caktuara, duke përfshirë ndërhyrjen kibernetike, dhe së fundmi kemi parë shembuj të kësaj, pastaj manipulimi i hapësirës informative që është ende prezente. Ato mund të instrumentalizojnë korrupsionin, i cili ka një efekt veçanërisht gërryes në rajon. Dhe sigurisht ata mund të përdorin shitjen e armëve, burimet ushtarake si një mjet ndikimi.”

E pyetur nëse ka një paralelizëm mes ndërhyrjes e Rusisë në Ukrainë me atë të NATO-s në vitin 1999 në Serbi për të ndalur Millosheviçit, zyrtarja e lartë u përgjigj:

“Nuk ka absolutisht asnjë ngjashmëri mes këtyre situatave. Ajo që shohim sot është një fuqi e madhe që ka zgjedhur të sulmojë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike pa asnjë provokim dhe po kërkon të pushtojë pjesë të konsiderueshme të atij vendi duke bombarduar popullsinë civile dhe duke penguar dhënien e ndihmës humanitare .”

Duke u ndalur në marrëdhënien e ngushtë Rusi-Serbi edhe në mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, diplomatja amerikane nënvizoi se Beogradi duhet të marrë vendimin e tij dhe të ndëshkojë një vend që po bombardon civilët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE MUAJ TË LIDHUR/ Dagz i bën Einxhelit një “dhuratë” aspak të zakontë (FOTO)
Previous article PUTHI VAJZËN E TIJ NË BUZË/ Robert Berisha reagon pasi rrjeti shpërtheu në komente negative (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT