• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON mjeku shqiptar: Kujdes nga Ozempic, kreatina dhe dietat drastike
Home
Shëndet

PARALAJMËRON mjeku shqiptar: Kujdes nga Ozempic, kreatina dhe dietat drastike

14 May, 2026 s.autor Shëndet

Rënia në peshë është kthyer gjithnjë e më shumë në një praktikë të zakonshme për këdo që do të ndryshojë në mënyrë cilësore stilin e vet të jetesës dhe, rrjedhimisht, edhe pamjen e tij për t’u bërë një version më i mirë i vetes.

Për të folur në lidhje me transformimin e shëndetshëm pa u ndikuar nga trendet, ishte i ftuar Qamil Dika, ekspert i shëndetit dhe pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

“Unë, në parim, jam kundra Ozempic dhe Maunjaro sepse janë medikamente që modifikojnë në mënyrë të centralizuar gjenet. Sigurisht, përdorimi i Berberina-s dhe i çdo suplementi tjetër, i cili ndikon natyralisht në mekanizmat e kontrollit jo vetëm të glicemisë, por edhe elementëve të tjerë suportues të organizmit, janë të rekomandueshme, por këtu hyn në lojë edhe epigjenetika. Mbi 65% e potencialit të shëndetit individual është prej gjeneve që ne trashëgojmë.”

Profesor Dika gjithashtu u shpreh se “medikamenti” i ri i kësaj epoke që po jetojmë është, padiskutim, aktiviteti fizik.

“Aktiviteti fizik ka një rëndësi themelore në shëndetin e individit dhe qytetarët në të gjithë botën e neglizhojnë këtë aspekt. Për shumë arsye nuk e ushtrojnë aktivitetin fizik dhe ky, do të thoja, është medikamenti i kohës sonë që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e jetës sonë dhe në mirëqenien e individit. Duhet të jemi të informuar në raport me mënyrën sesi jetojmë dhe impaktin që kjo mënyrë jetese, ky stil jete, ka në shëndetin tonë e në shëndetin e fëmijëve tanë. Potenciali që i trashëgojmë brezave lidhet me stilin tonë të jetesës.”

Në lidhje me suplementët që rekomandohen përgjithësisht nga instruktorët e palestrave, ku shumë njerëz ushtrojnë aktivitet fizik, Dika pohoi se përdorimi i kreatinës si një trend për të energjizuar trupin duhet të ketë kufi në masën që konsumohet.

“Këtë kufi e përcakton mjeku bazuar në një set analizash laboratorike për të kuptuar nivelin e tolerancës së individit, nëse duhet ta vazhdojë, në ç’masë dhe për sa kohë duhet ta vazhdojë. Në këtë pikëpamje duhet të jenë shumë të kujdesshëm qytetarët, pasi kanë një tendencë të habitshme për t’ia besuar shëndetin e tyre instruktorëve, të cilët nuk mund ta kenë këtë kompetencë profesionale për të përcaktuar mënyrën dhe sasinë e një lënde që sa ndihmon, aq edhe shkatërron organizmin.”

Ai sugjeroi të kihet kujdes edhe nga dietat drastike me bazë proteinike.

“Janë tej mase problematike dhe afatgjata në drejtim të problematikave të mëdha që shkaktojnë drejtpërdrejt te veshkat e individëve.”

Dika u shpreh se kujdesi duhet të jetë shumë i madh në lidhje me këto dy trende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTOHET REZOLUTA PËR INTEGRIMIN NË BE/ Begaj: Bashkëpunim dhe konsensus për arritjen e një objektivi strategjik kombëtar
Previous article INSTAGRAMI FUT NË TELASHE SARA HOXHËN/ U dërgon ndjekësve foto private gabimisht

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT