• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON KORENË E VERIUT NËSE KRYEN TESTIN BËRTHAMOR/ SHBA: I bëjmë thirrje të përmbahet në provokime ose…
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON KORENË E VERIUT NËSE KRYEN TESTIN BËRTHAMOR/ SHBA: I bëjmë thirrje të përmbahet në provokime ose…

26 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse Koreja e Veriut kryen testin e shtatë të bombave bërthamore.

Uashingtoni dhe aleatët besojnë se Koreja e Veriut mund të rinisë testimin e bombave bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017.

“Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”, tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Hyun-dong.

Cho po fliste përkrah homologëve të tij nga Japonia dhe SHBA-ja, zëvendësministrin e Jashtëm Takeo Mori, dhe zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman.

“Ne i bëjmë thirrje [Koresë së Veriut] që të përmbahet nga provokimet e mëtejme”, tha Sherman, duke shtuar se ky shtet bën veprime “të pamatura dhe jashtëzakonisht destabilizuese” për rajonin.

Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë të armëve gjatë këtij viti, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, përfshirë edhe një që fluturoi mbi Japoni.

I zemëruar nga aktivitetet ushtarake të Koresë së Jugut, Phenjani javën e kaluar lëshoi një breshëri plumbash nga bregdeti i tij, në shenjë paralajmërimi për fqinjin e tij në jug.

Në shtator, avionmbajtësi amerikan USS Ronald Reagan, dhe anije të tjera, mbajtën stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat jugkoreane në përgjigje të testimeve të raketave balistike nga Veriu. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që një avionmbajtës amerikan u përfshi në stërvitje ushtarake me Korenë e Jugut./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROTESTAT JANË SHTYRË PËR ARSYE GJEOPOLITIKE"/ Topalli: Vota e deputeteve të PD për ligjin e dosjeve tregoi…
Previous article TË SHTËNA NË SHKODËR/ Policia: Autori sherr me dy vëllezër, i qëlloi me pistoletë

s.autor

Postime të ngjashme

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT