• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Kardiologu: Ky sinjal i dërguar nga trupi tregon se jeni në rrezik për një atak në zemër
Home
Shëndet

PARALAJMËRON Kardiologu: Ky sinjal i dërguar nga trupi tregon se jeni në rrezik për një atak në zemër

30 July, 2022 s.autor Shëndet

Nëse tashmë vuani nga presioni i lartë i gjakut, me siguri e matni këtë parametër të shëndetit të enëve të gjakut çdo ditë dhe tani ekspertët paralajmërojnë se duhet bërë sidomos kur ngriheni nga një pozicion ulur ose shtrirë.

Personat, presioni i gjakut i të cilëve “kërcen” kur drejtohen ose ngrihen në këmbë, janë në rrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton revista “Hypertension”. Kjo vlen veçanërisht për pacientët e rinj dhe të moshës së mesme.

Një rritje e ndjeshme e presionit të gjakut kur ngriheni në këmbë mund të jetë një shenjë se jeni në rrezik më të madh të ngjarjeve më serioze kardiovaskulare, siç është ataku në zemër. Në shumicën e rasteve, kur ngrihemi në këmbë dhe matim presionin me pajisjen, presioni i sipërm do të bjerë pak. Por nëse presioni më i ulët merr një vlerë më të lartë, kjo do të thotë se jeni në rrezik për një atak në zemër.

Në studimin e publikuar nga kjo revistë, 1207 pacientë, të moshës 18 deri në 45 vjeç, të cilët u konfirmuan se kishin presion të lartë të gjakut të fazës së parë, ku i sipërmi është në vlerat 140 deri në 159. Studimi përcaktoi se ata në mesin e atyre që kishin presionin më të lartë të presionit të gjakut kur ngriheshin në këmbë ishin dyfish më të rrezikuar nga një problem serioz i zemrës sesa pjesa tjetër e grupit.

“Ky zbulim konfirmon dyshimin tonë fillestar se presioni i lartë i gjakut tek të rinjtë është i rëndësishëm për vendosjen e një diagnoze. U habitëm se si edhe një kërcim shumë i vogël në presion mund të jetë një tregues rreziku. Shpresojmë që ky zbulim të ngrejë temën e terapisë për pacientët me tension të lartë, edhe nëse janë të rinj”, tha doktor Paolo Palatini nga Universiteti i Padovës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN TENSIONET NË MALIN E ZI/ Gjukanoviç kërcënon Abazoviç: Do të rrëzoj qeverinë nëse...
Previous article ZJARRI NË KEPIN E RODONIT/ Zjarrfikësit dorëzohen, pasi udhëtuan 8 kilometra në këmbë, “shpëtimi” për shuarjen e flakëve është vetëm shiu

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT