• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON kancelari gjerman: Do të ketë pasoja të rënda nëse Kina i dërgon armë Rusisë
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON kancelari gjerman: Do të ketë pasoja të rënda nëse Kina i dërgon armë Rusisë

6 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se do të kishte “pasoja” nëse Kina do të furnizonte me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, por ai ndihet mjaft optimist se Pekini do të përmbahet nga ndërmarrja e një veprimi të tillë.

Komentet zoti Scholz i bëri në një intervistë me kanalin CNN që u transmetua të dielën, dy ditë pasi ai u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit se Kina mund të dalë nga pozicioni i saj i deritanishëm dhe të fillojë dërgimin e armëve dhe municioneve drejt Moskës.

Përpara udhëtimit të tij, zoti Scholz i kishte kërkuar Pekinit të përmbahej nga dërgimi i armëve dhe në vend të kësaj të përdorte ndikimin për ta shtyrë Rusinë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

I pyetur nga CNN-i nëse ai mund të imagjinonte se cilat mund të ishin sanksionet ndaj Kinës nëse do të ndihmonte Rusinë, zoti Scholz u përgjigj: “Unë mendoj se do të kishte pasoja, por tani jemi në një fazë kur po e bëjmë të qartë se kjo nuk duhet të ndodhë dhe unë jam relativisht optimist se në këtë rast do të jemi të suksesshëm me kërkesën tonë, por do të duhet ta ndjekim atë dhe të jemi shumë, shumë të kujdesshëm”.

Ai nuk dha detaje mbi natyrën e pasojave.

Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë dhe Kina ka qenë partneri i saj më i madh tregtar në vitet e fundit.

Gjatë takimit të kabinetit qeveritar gjerman me presidenten e Komisionit Evropian (5 mars 2023)
I kthyer në Gjermani të dielën, zoti Scholz u pyet pasi takimit të kabinetit të tij qeveritar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nëse ai kishte marrë prova konkrete nga Shtetet e Bashkuara se Kina po shqyrtonte dërgimin e armëve dhe nëse ai do të mbështeste sanksionet kundër Kinës nëse ajo do të ndihmonte për armatosjen e Rusisë.

“Ne të gjithë jemi dakord që nuk duhet të ketë dërgesa armësh dhe qeveria kineze ka deklaruar se nuk do të furnizojë (me armë)” u përgjigj kancelari. “Kjo është ajo çfarë po kërkojmë dhe po e ndjekim situatën”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes rreth sanksioneve.

Zonja Von der Leyen tha se “ne nuk kemi asnjë provë për këtë deri më tani, por duhet ta ndjekim çdo ditë me vëmendje” situatën.

Ajo tha se pikëpyetja nëse Bashkimi Evropian do t’i vendoste sanksione Kinës “është një pyetje retorike së cilës mund t’i jepet përgjigje vetëm nëse do të bëhej realitet dhe fakt”./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Përmbyset zetori në Gramsh, humb jetën 60-vjeçari
Previous article KANDIDIMI I NDREC DEDA PËR NJË MANDAT TË TRETË/ Plas grushti në PS-në e Mirditës. Ndërhyn policia

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT