• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON EKSPERTI AMERIKAN/ “Pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më agresive se COVID”
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON EKSPERTI AMERIKAN/ “Pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më agresive se COVID”

11 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Eksperti i lartë amerikan, Dr Michael Herschel Greger , paralajmëron se pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i koronavirusit

Sipas ekspertit amerikan, përkundër vendeve që kalojnë kulmin e krizës Covid-19, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.

Sipas “The Sun”, ai thotë se fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat mbahen afër kontaktit me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë pandeminë tjetër.

Dr Greger beson se një pandemi tjetër vdekjeprurëse, mbase “100 herë më agresive kur të vijë”, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy.

Ai thotë më tej se pulat shpesh mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe kjo mund të kthehet në një mjedis ideal për sëmundjet virale, siç është gripi i shpendëve.

“Nëse doni të krijoni pandemi katastrofike, atëherë ndërtoni ferma të tilla. Kur ju mbani mijëra kafshë apo shpendë të stresuar në mënyrë kronike, në ambiente të mbyllura, të ndryrë e të ngjitur me njëri-tjetrin, keni krijuar ambientin e përsosur për krijimin e një virusi vdekjeprurës”, tha ai.

“Përveç kësaj, kultivimi intensiv i kafshëve kërkon përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ka kontribuar në një rritje dramatike të numrit të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që prekin njerëzit. Tani kemi hyrë në një epokë ku nuk është e rrallë që mjekët të gjejnë veten duke trajtuar pacientë me infeksione bakteriale për të cilat nuk ka antibiotikë efektivë“, shtoi ai mes të tjerash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPËTOI ATENTATIT ME SNAJPER USHARAK/ Ardian Çapja lë spitalin e Traumës dhe kthehet në shtëpi
Previous article KËRCEN KURBA NË MAQEDONINË E VERIUT/ 175 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT