Ardian Çapja ka dalë pak më parë nga spitali i ‘Traumës’, pasi u plagos tre ditë më parë gjatë një atentati me snajper pranë shtëpisë së tij në Elbasan.
Ndërkohë ditën e djeshme, ai la reanimacionin dhe i bëri kërkesë mjekëve që të dalë nga ambjentet spitalore.
Çapja u operua dhe si pasojë e hemorragjisë kaloi disa orë në gjendje kritike për jetën, pasi gjatë atentatit u qëllua me plumb shumë pranë zemrës.
Ndërsa, tashmë mësohet se shëndeti i tij është pëmirësuar.
Kujtojmë që Ardian Çapja u qëllua tre ditë më parë me një snajper me numra të fshirë, pranë shtëpisë së tij, nga 3 persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar. Çapja është qëlluar në shpatull dhe më pas është rrëzuar në tokë, dhe si pasojë ka plagosur edhe kokën.
Autorët pasi e qëlluan kanë lënë snajperin në makinën e vjedhur dhe më pas i kanë vënë flakën.


