• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON DEMOKRATËT/ Harxhi: Nëse rruga vijon me Bashën, do përfundojë si LDK e Kosovës
Home
Politikë

PARALAJMËRON DEMOKRATËT/ Harxhi: Nëse rruga vijon me Bashën, do përfundojë si LDK e Kosovës

31 May, 2021 F.autor Politikë

Gjatë takimit me strukturat e PD në Kukës, kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj në mënyrë që PD të shihet sërish si një parti shprese dhe vlerash për shqiptarët, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë.

Harxhi tha se demokratë që prej 2013 kanë pësuar vetëm humbje dhe kjo nuk duhet të lejohet. PD është aset kombëtar u shpreh Harxhi dhe çdo fitore e saj është fitore për të gjithë shqiptarët.

“Kemi të bëjmë me humbje ciklike që prej 2013, këto nuk janë vetëm humbje elektorale.

Synimi ka qenë që ne të bëjmë diçka për këtë aset kombëtar, pasi PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë dhe demokratëve por e gjithë shqiptarëve dhe herët apo vonë kurdo që ne të fitojmë është fitore për të gjithë shqiptarët, pasi ne jemi këta që kemi mbrojtur vlerat kombëtare dhe çështjet kombëtare.

Ne kemi larguar njerëz, figura të partisë dhe kjo përbën farsën e partisë. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur PD do të përfundojë si LDK në Kosovë, duhet të kthejmë shpresën dhe të mos kemi më përçarje, të hapim partine, të kemi konkurrencë të lirë, kandidatët duhet të jenë pjesë e vendimeve dhe jo vetëm kryesia”, tha Harxhi.

Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës. Për të bërë këtë Harxhi tha se fatkeqësish PD iku nga institucionet dhe nuk arriti të frymëzojë dot shqiptarët. Për të PD duhet të fokusohet tek elektorati gri, që përbën 20 % të votuesve.

“Ne nuk u treguam institucional, u larguam nga ato dhe kjo është fatkeqësia dhe sot mendojmë si të thyejmë Edi Ramën. Ai thyhet me institucion, me votë dhe me frymëzimin e të gjithë shqiptarëve. Duhet të kthejmë besimin tek elektorati gri që sot është 20 % që do të thotë një parti politike”, tha Harxhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VEPRIMI GUARDIOLËS KA BËRË XHIRON E BOTËS/ Habit Papa Francesco: Ky është një gjest i…
Previous article "NUK THOTË KURRË JO PËR SHKODRËN"/ Deputetja e zgjedhur falenderon Ramën: Sonte Vllazninë e duartrokasim në...

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT