Kryeministri Edi Rama njoftoi së në ditët në vijim do të rriten gjobat për të gjitha ata që shkelin masat anti-Covid.
“Nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm patjetër që do ndodh do jetë policia që do e imponojë me forcë zbatimin e masave. Natyrisht edhe me të gjitha gjobat përkatës, të cilat do t’i rrisim së shpejti në ditët në vijim. Do të rrisim gjobat për lokalet baret, dyqanet, restorantet qendrat tregtare.
Dhe do bëjmë shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzimin. E kam shumë mik Ermal Mamaqin, por është e patolerueshme që të mblidhet një milet i tërë në atë formë që ndodhi.
Lokalet në Bllok apo në zona të caktuar. Lokalet më të mira me më shumë fitime të bëhen vatra ku kërcen Covidi me muzikë është e patolerueshëm”, deklaroi Rama.


