Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa ka folur për pacientët që kalojnë Covid 19 ka paralajmëruar pasojat që virusi mund t’u lërë.
Ajo çfarë mund t’i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga Covid-19. Kjo pasojë sipas mjekes mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera.
“Ajo çfarë mund t’i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga COVID-19, kjo pasojë mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera. Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë.
Nuk mund të flasim për pasoja mbetëse për gjithë jetën nga kjo sëmundje. Megjithatë çdo gjë varët nga mosha e pacientit, sëmundjet e shoqërueshme. Pneumonia nga COVID-19 ul dhe kufizon të gjithë aktivitetin funksional të mushkërive”, sqaroi Bala në një intervistë në “ABC e mëngjesit”.


