• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BALLKANI PERËNDIMOR E KA VENDIN NË BE”/ Deklarata e Zagrebit: Nesër pritet vendimi nga vendet anëtare
Home
Politikë

“BALLKANI PERËNDIMOR E KA VENDIN NË BE”/ Deklarata e Zagrebit: Nesër pritet vendimi nga vendet anëtare

5 May, 2020 Delo.autor Politikë

Bashkimi Evropian do të ritheksojë përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike.

Kjo porosi do të jetë pjesë e Deklaratës së Zagrebit, një deklarate të përbashkët të cilën do ta miratojnë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe ata të rajonit në një video-konferencë të mërkurën më 6 maj.

Ky samit fillimisht ishte menduar të jetë një takim i cili do të zhvillohej në kryeqytetin e Kroacisë e në të cilin do t’i jepej një shtytje e re procesit të zgjerimit.

Por, rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë ndikuan që ky takim, në vend që të jetë në Zagreb, të zhvillohet përmes një video-konference.

Megjithëkëtë, deklarata e përbashkët do ta ketë emërtimin “Deklarata e Zagrebit”.

Por, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë dashur që ky takim të mos jetë rreth zgjerimit, por më shumë rreth forcimit të lidhjeve mes rajonit dhe BE-së.

Fjala “zgjerim” apo “integrim në BE” nuk figuron askund në draftin e tekstit të kësaj deklarate. Sipas burimeve diplomatike kjo është bërë për dy arsye.

E para është se disa shtete skeptike ndaj zgjerimit, si Holanda, Franca dhe Gjermania, nuk kanë dashur të jetë ky samit i zgjerimit.

Arsyeja tjetër është për shkak të dallimeve rreth statusit të Kosovës dhe pjesmarrjes së saj në këtë takim. Spanja dhe disa shtete, thonë këto burime, nuk do të merrte pjesë sikur të jepej ndonjë shenjë se Kosova po trajtohej si shtet. Prandaj edhe samiti përmes video-konferencës do të jetë pa referenca në shtete. Edhe deklarata në fjalë nuk do të përmend shtetet e rajonit, por atyre do t’u referohen si “partnerët nga rajoni”.

Në pjesën më të madhe të dokumentit përmendet ndihma që BE ka dhënë dhe planifikon të jep për vendet e rajonit të Ballkanit. Sidomos përmendet plani i Komisionit Evropian për të mobilizuar më shumë se 3,3 miliardë euro ndihmë për rajonin për përballje me pasojat e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Por, në këtë dokument thuhet fakti se “BE-ja ka dhënë më shumë ndihma se cilido partner tjetër duhet publikisht të vlerësohet”.

Në dokument do të përfshihet edhe plani i Komisionit Evropian për ndihmë ekonomike ndaj rajonit i cili pritet të miratohet me 29 prill, pra një javë para video-konferencës së liderëve.

Në këtë dokument pritet të rikonfirmohet përkushtimi i dyanshëm për rrugën evropiane të vendeve të rajonit, por pa përmendur anëtarësimin në BE dhe ndonjë afat kohor.

“Sot, BE-ja dhe një herë rikonfirmon mbështetjen e parezervë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, partnerët nga Ballkani Perëndimor konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës Evropiane si zgjidhje të vendosur të tyre strategjike”, thuhet në këtë draft të deklaratës e cila duhet të miratohet nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në video-konferencë.

Në samit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes partnerëve në rajon, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu thuhet se respektimi i vlerave evropiane dhe rezultatet në sundimin e ligjit do të jenë kusht për ndihmën që BE-ja do t’i jep rajonit në të ardhmen./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTIMI ME COVID-19? Jo, mjekët e Barcelonës zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët
Previous article PARALAJMËRIMI/ Mjekja e "Shefqet Ndroqit": Pasoja që mund t’i kërcënojë jetën pacientit të sëmurë edhe nëse e kalon Covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT