• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i Ramës: Shumë shpejt do çojmë para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve që…
Home
Politikë

PARALAJMËRIMI i Ramës: Shumë shpejt do çojmë para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve që…

6 May, 2022 s.autor Politikë

Në mbledhjen me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kryeministri Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e digjitalizimit të proceseve të tyre për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve, theksoi se shumë shpejt do të zbulohet një skemë kriminale e “strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës”.

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer.

Sot ne kemi probleme dramatike me dhënien e marrjen e pensioneve.

Struktura jonë anti korrupsion po heton mbi disa raste e shumë shpejt do kemi rezultate për të cuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale.

Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence e shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë. Do e shohim e do e bëjmë tani të gjithë bashkë sipas sektorëve”, theksoi Rama duke nënvizuar si thelbësor rolin e bankave të nivelit të dytë në këtë proces transformimi dhe për pensionet.

“Ne na duhet të ecim para me amnistinë fiskale që ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në cdo detaj që të garantohet i gjithë ekuilibri mes nevojës së madhe për këtë proces në një vend ku kurrë s’ka pasur një moment formalizimi të parasë e nevojës që amnistia mos përdoret si shteg, si rrugë për kriminelë e të korruptuar. Por përtej kësaj na duhet të vijojmë transformimin teknologjik se është bekim i vendeve si i yni”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET KRIMI/ Pronari i lokalit sherr me një 40-vjeçar, merr armën e gjahut dhe…
Previous article POLICIA KONTROLLE TË BEFASISHME NË RRUGËT E TIRANËS/ Arrestohen dy shoferë nën efektin e drogës! Njëri prej tyre kishte konsumuar tre…

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT