• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i OKB dhe Kryqit të Kuq: Bota të përgatitet për valë ekstreme të të nxehtit
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI i OKB dhe Kryqit të Kuq: Bota të përgatitet për valë ekstreme të të nxehtit

10 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u kanë bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të përgatiten për më shumë valë ekstreme të të nxehtit, të cilat janë duke u shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në një raport të përbashkët, të publikuar më 10 tetor, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare, dhe Kryqi i Kuq, është thënë se valët e të nxehtit janë duke lënë të vdekur mijëra njerëz çdo vit “dhe se ato do të bëhen edhe më vdekjeprurëse”.

Në raportin e titulluar “Moti ekstrem: Përgatitja për valët e të nxehtit në të ardhmen”, është thënë se 38 valë të të nxehtit janë fajtore për më shumë se 70.000 njerëz të vdekur në periudhën 2010-2019 – shifër që në realitet ka mundësi të jetë edhe më e madhe.

Në këtë raport është thënë se moti i nxehtë mund të “tejkalojë limitet psikologjike dhe humane të njeriut” në Sahel, disa rajone të Afrikës dhe Azisë, nëse nuk merren masa të menjëhershme për të zvogëluar efektin e një moti të tillë.

“Ekzistojnë limite të qarta të të nxehtit ekstrem dhe lagështisë, mbi të cilat nuk mund të mbijetojë njeriu”, është thënë mes tjerash në raport.

Në raport përmenden pesë hapa kyçë që mund të ndihmojnë në luftim të ndikimit të motit ekstrem, përfshirë ofrimin e hershëm të informacioneve që u ndihmojnë njerëzve të reagojnë, si dhe të gjejnë rrugë të reja të financimit në nivel lokal.

Në mesin e hapave që duhet marrë përmendet edhe nevoja e testimit më të shpeshtë të “qendrave emergjente të strehimit”.

Liderët botërorë tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.

Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULEN SHIFRAT/ 9 raste me COVID-19, 1 viktimë në 24 orët e fundit
Previous article "LOKALET"/ Berisha takim sot me aleatet nga partitë jo parlamentare

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT