• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI I NATO-S/ Stoltenberg: Rusia të mos përdorë pretekste të rreme që përshkallëzojnë konfliktin
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI I NATO-S/ Stoltenberg: Rusia të mos përdorë pretekste të rreme që përshkallëzojnë konfliktin

26 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për të  përshkallëzuar më tej konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga bordi i aeroplanmbajtëses USS George HW Bush në të cilën ai ishte i ftuar.

“Sipas pretendimve të rreme ruse, Ukraina po përgatitet të përdorë një ‘bombë të pistë’ radiologjike në territorin e saj. Aleatët e NATO-s i kundërshtojnë këto pretendime të rreme. Rusia shpesh akuzon të tjerët për atë që ajo vetë  synon të bëjë. Ne e kemi parë këtë model edhe më herët. Nga Siria në Ukrainë”.

Rusia përsëriti akuzat e saj se Ukraina po planifikon të shpërthejë një ‘bombë të pistë’ edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me këtë çështje Stoltenberg theksoi dhe një herë tjetër se kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin janë të rrezikshme.

Ndërkohë situata në vijat e frontit të luftës vijon të jetë shqetësuese.  Forcat ruse po përgatiten për beteja më të rënda në rajonin strategjik të Khersonit, padyshim më i rëndësishmi krahasuar me rajonet e tjera të aneksuara në Shtator, shkruan “Reuters”. Forcat ruse në rajon janë tërhequr mbrapa javët e fundit dhe rrezikojnë të bllokohen në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO NGA SHTRATI ME VAJZËN "MISTERIOZE"/ Mos vallë Stresi sapo konfirmoi lidhjen e re?
Previous article VIZITA NË SHQIPËRI/ Jim Belushi “certifikon” Lazaratin, aktori e konsideron vendin e duhur për kultivimin e kanabisit

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT