• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i “frikshëm” i FMN: Gjermania dhe Italia drejt në recesion…
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI i “frikshëm” i FMN: Gjermania dhe Italia drejt në recesion…

11 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania dhe Italia do të rrëshqasin në recesion vitin e ardhshëm, duke u bërë ekonomitë e para të avancuara që do të tkurren, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ky është parashikimi i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), pas krizës që ka përfshirë Evropën. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Ndonëse Eurozona do t’i ikë recesionit, rritja ekonomike në bllokun me 19 vende anëtare do të jetë vetëm 0.5 për qind – më keq sesa e ka parashikuar organizata ndërkombëtare.

Lufta në lindje të Evropës ka ndikuar në rritje të nivelit të inflacionit dhe rritje globale të çmimeve, duke detyruar Bankën Qendrore Evropiane që të rrisë normat e interesit për të stabilizuar situatën ekonomike.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, e ka paguar shtrenjtë varësinë në gazin e Rusisë, pasi kjo e fundit ka zvogëluar dukshëm furnizimet në Evropë. Perëndimi beson se Rusia e ka marrë këtë vendim, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që i janë vënë Moskës për luftën e nisur në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Ekonomia gjermane pritet të tkurret për 0.3 për qind më 2023, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar në përditësimin e saj të fundit. Italia, industritë e së cilës po ashtu varen nga importet ruse, do të tkurret për 0.2 për qind. Gjermania dhe Italia janë ekonomitë e vetme të mëdha që do të përballen me recesion vitin e ardhshëm, sipas FMN-së.

“Rritja e zbehtë ekonomike më 2023 në Evropë, reflekton ndikimin e luftës në Ukrainë, sidomos për ekonomitë tejet të varura nga gazi rus”, ka thënë organizata./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Ish-e dashura ruse e Don Xhonit dhunohet në reality-show
Previous article VRANË TAKSISTIN NË FUSHË PREZË/ Lihet në fuqi vendimi i gjykatës për Sajmir dhe Arsil Sherën

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT