• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PARALAJMËRIMI I “BB”/ Ibrahimaj: Pse duhet ta marrim borxhin këtë vit, rritja e çmimeve pozitive deri 3%
Home
Ekonomi

PARALAJMËRIMI I “BB”/ Ibrahimaj: Pse duhet ta marrim borxhin këtë vit, rritja e çmimeve pozitive deri 3%

25 October, 2021 s.autor Ekonomi

Në Komisionin për Ekonomisë dhe Financave, ministrja Denlina Ibrahimaj ka deklaruar se rritja e çmimeve është pozitive deri në një nivel të qëndrueshëm. Sipas saj inflacioni deri në 3% është i qëndrueshëm. Megjithatë ministrja theksoi se brenda inflacionit çmimet performojnë ndryshe, për një produkt është më i lartë e për një tjetër më i ulët.

“2.5% inflacion është inflacion më se i qënderueshëm. Rritja e çmimeve është pozitive në vend derisa nuk arrin një nivel të shqetësueshëm. Deri në nivelin 3% inflacioni është i qëndrueshëm. Parashikimet e FMN nuk parashikojnë rritje të inflacionit përtej 3% madje gjatë vitit të ardhshëm do shkojmë në 3%. Brenda inflacioni ka grup çmimesh që performojnë ndryshe, kame çmime më të larta dhe më të ulëta”, tha Ibrahimaj.

Në komision po dikutohet për marrjen e eurobondit 500-700 mln euro. Duke qenë se Banka Botërore ka paralajmëruar një shtrëngim monetar vitin e ardhshëm, Ibrahimaj nënvizoi se është në interesin tonë që të marrim borxh këtë vit pasi vitin tjetër kostoja do të jetë më e lartë.

“Kostoja e borxhit ka ardhur ndër vite duke u reduktuar. Është ndikuar nga stabiliteti makroekonomik, sa i përket maturimit patjetër që një maturim më i gjatë ka kredibilitet më të gjatë në ekonomi. Objektivi ynë është që në 2023 afati i maturimit të shkojë në 864 ditë maturim. Është në interes që maturitetet të zgjaten. Vitin e ardhshëm të gjithë BB janë duke paralajmëruar një shtrëngim monetar. Është në interesin tonë të marrim një borxh, të marrim një shifër më të madhe këtë vit e të mos dalim në tregje vitin e ardhshëm. Të gjitha gjasat janë që gjasat në tregje ndërkombëtare në vitin e ardhshëm të jetë më e shtrenjtë”, deklaroi ajo.

Ministrja nënvizoi se ka edhe vende tjera që kanë marrë borxh këtë vit për shkak të këtij paralajmërimi.

“Serbia, Maqedonia kanë marrë borxh këtë vit. Vendet e zhvilluara dalin dhe 3 ose 4 herë në vit në tregje kapitale”, shtoi ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI/ Kreu i OBSH: Fundi i pandemisë larg, por "lufta" në dorën tonë! Të fusim në punë...
Previous article QITËS NGA VLORA VRANË DEMIR BACKËN/ Policia heton sherrin që nisi me shpulla e grushte në lokal “Piazza”

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT