• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI i Alfred Moisiut: Një gabim i vogël dhe mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore
Home
Intervista

PARALAJMËRIMI i Alfred Moisiut: Një gabim i vogël dhe mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

4 March, 2022 F.autor Intervista, Politikë

Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka komentuar luftën në Ukrainë, teksa është shprehur se një gabim i vogël mund të çonte në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Ai e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin dinak dhe të pamëshirshëm, ndërsa shtoi se ai nuk e kishte parashikuar rezistencën e ukrainasve.

Sa i shqetësuar jeni ju për këtë që po ndodh në Ukrainë?

Kjo që një gjë e papritur. Putini me deklaratat e tij të forta, por prapë nuk mendoj se do të kalohej në këtë shkallë lufte në zemër të Europës. Me atë bujë që iu dha stërvitjeve, mendoja se diçka do të bënte, por se mendova se do të kalonte në këtë luftë. Është një luftë me shkatërrim. Një situatë jo vetëm alarmante dhe e vështirë për Ukrainë, por për të gjithë Europën. Një gabim i vogël und të çojë në luftë botërore.

Është reale frika e një lufte?
Një gabim i vogël të bëhet nga një ushtar apo oficer, janë armët e reagimit, armët bërthamore, dhe mund të shpërthejë gjithçka. Kjo do ishte katastrofë. Po e shoh që edhe me Macron, apo me Scholz, dhe Biden, Putini komunikon. Komunikimet nuk janë thjesht për të shkëmbyer informata, por dhe presion dhe shpresë se jo gjithçka është mbyllur. Është bërë një shkrim më herët në një revistë ushtarake ku hidhte tezat se si mund të jetë një luftë në kohën e sotme. Po realizohet kjo në 2022-shin. Para se të hidhen vendimet ushtarake në hartë, bëhet studimi i forcave dhe se si mund të arrihet më shpejt qëllimi. Në këto kushte është egërsi e tepruar. Bëra bisedë një ditë me një diplomat, ku i thashë Putini është dinak dhe i pamëshirshëm.

Si e shikoni atë personazh politik?
Ai e ka ndërtuar figurën e tij. Është propozuar për çmimin Nobel. Ai e ndyri figurën e tij shumë me këto vrasje dhe përdorim mizor të pushtetit. Mesa duket, ne që jemi ushtarak e kuptojmë këtë punë, por llogaria s’ka qenë kjo, por që kjo punë të mbyllej brenda 5-6 ditësh. Mendoj se presidenti Zelensky, na befasoi të gjithëve. Një aktor i teatrit, komik, të imagjinosh këta tanët të zgjedhur president, që tregon kurajo dhe atdhedashuri dhe aftësi drejtuese. Kjo e ngriti nivelin e gatishmërisë së popullit. Ushtria mori zemër nga qëndrimi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Forcat ruse avancojnë në jug, i afrohen Kievit! Mariupol nën rrethim
Previous article “SOT JEMI TË GJITHË USHTARAK”/ Zelensky thirrje: Përkrahni luftën tonë, nëse ne nuk qëndrojmë as Europa nuk do qëndrojë

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT