Një grup prej 4 mjekësh po zhvillojnë një takim në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ndëkohë, mësohet se e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.
Takimi me Ramën vjen pas protestës që paralajmëruan për sot në orën 10:00 në QSUT, edhe pse policia nuk u dha leje.
Kërkesat e mjekëve
Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare


