• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARADOKSI/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar
Home
Politikë

PARADOKSI/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar

21 May, 2021 s.autor Politikë

ADRIATIK DOÇI

Sali Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion! Për të paguar një avokat të nivelit të tillë, nuk mjafton paga e gjithë grupit parlamentar të PD deri në vitin 2025! Paradoksi i parë.

Në fakt, gjyqi qesharak është thjeshtë një marifet për të mos lëshuar PD nga flokët. Është mashtrim. Nuk do ketë proces gjyqësor.

Përfshirja në listën e zezë nga SHBA nuk është një vendim gjykate, as një akt individual, dhe si i tillë nuk mund të goditet në gjykatë. Është njëlloj sikur ju të ndaloni njërin në lagje që të vijë për vizitë në shtëpinë tuaj, pasi besoni se është hajdut dhe u përlan ndonjë send.

Të gjithë e njohim ndonjë hajdut në lagje, qytet apo urban. E kuptoni sa absurde do të ishte që, njëri, të cilit i ka dalë nami për hajdut, t’ju kërkojë llogari pse nuk e pranoni në shtëpi për vizitë, t’ju kërkojë prova dhe aq më tepër t’ju hedhë në gjyq?! Qesharake, cinike, hipokrite dhe absurde! Thotë se cilësimi nga DASH si një Familje e korruptuar është i pabazë dhe i pavërtetë?

Po ku e di ai se është i pa bazë kur nuk e ka parë dosjen?

Po raportin e DASH, i cili thotë korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes, pse e tund me shkumë në buzë si flamur të së vërtetës?

Pse Berisha dhe PD u besojnë verbërisht DASH dhe SHBA kur futën në listën e zezë Tom Doshi dhe Vangjush Dakon, por nuk u besojnë kur shpallin non grata Familjen Berisha?

Pse PD del në konferenca shtypi dhe kthen në kauzë, me të drejtë, rapprtet e DASH për drogën, trafiqet, aferat qeveritare etj., ndërsa për Familjen Brrisha nuk i besojnë DASH dhe i kërkojnë prova?!

Megjithatë, provat për korrupsion janë sot publike. Lexoni investigimet me fakte që konfirmojnë perandorinë e tij të korrupsionit.

Berisha aludon se pas futjes së tij në listën e zezë fshihet Soros. Ky është një tjetër mashtrim, për të mbajtur peng PD-në. Dosjen e ka përgatitur administrata Tramp, kundërshtari më i përbetuar i Soros.

Të dashur demokratë të ndershëm zgjohuni! Ju mashtroi 30 vite më parë, duke u maskuar si anti-komunist, ndërkohë që doli i nga zyra e Ramiz Alisë, oxhaku i Nexhmije Hoxhës dhe varka e fëmijëve të Enverit. Besoj se i keni parë fotot! Thua të jenë rastësore?!

Ju mashtroi për t’u ricikluar në pushtet, për pasurimin e Familjes së tij, me maskën e duarve të pastra.

Tani po ju mashtron për të përdorur PD-në si mburojë kundër veprimit të drejtësisë dhe ndëshkimit nga Perëndimi. Kërkon të tërheqë PD-në në batakun e fundit të tij politik.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LLALLA U DOGJ PREJ METËS"/ Artan Hoxha tregon kur do shpallet “NON GRATA” presidenti
Previous article GARA PËR KREUN E PD/ Ironia e Spahiut: 3 kandidatë për 1 zv/kryetar të Sali Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT