• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA TAKIMIT ME BLINKEN/ Kryeministri gjen kohë për komentuesit: “E shkatërruat vendin…”. Rama i përgjigjet: Të shash…
Home
Politikë

PARA TAKIMIT ME BLINKEN/ Kryeministri gjen kohë për komentuesit: “E shkatërruat vendin…”. Rama i përgjigjet: Të shash…

15 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në “Facebook” pak minuta para takimit me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Teksa kishte publikuar shifrat e fundit të këshillimit kombëtar, disa komentues e cilësuan një farsë dhe i përshkruan një tablo të zymtë të vendit kryeministrit, duke e akuzuar madje për shkatërrim të vendit.

REPLIKAT:

Komentues 1: Po sapo me erdhi, faktikisht është pyetësor (tip testi), nuk është opinion, se di se nëse mund të kem diku tjetër mundësi të jap opinion në këtë “Këshillimin Kombëtar” që si nismë është shume e nevojshme, por përgjigjet tona si qytetarë të Republikës së Shqipërisë sigurisht do të jenë shumë të thata dhe në përgjigje të thata perceptohet gabim!

Pak minuta para takimit me Blinken/ Kryeministri gjen kohë për komentuesit: “E shkatërruat vendin...". Rama i përgjigjet: "Të shash dhe shpifësh është kollaj, por…"Edi Rama: Janë pyetje për vendimmarrje, po në këtë drejtim ose jo në këtë drejtim dhe vendosëm të pyesim qytetarët sepse kemi dilemat tona për këto vendimmarrje, prandaj edhe zëri i qytetarëve do të jetë vendimtar😊

Komentues 2: O zoti kryeministër mos vallë ke nevojë për ndonjë palë syze se edhe mosha bën të vetën 🤔përtej kësaj. Por po të shtoj një pyetje të 12 apo 13 se nuk e di sa pyetje ka formulari. Se deri më tani ke postuar vetëm nga mosha e tretë që e kanë “plotësuar” apo vetëm ato kanë ngelur në këtë vend që kur keni ardhur ju në pusht…tet……por e dua një përgjigje të sinqertë😣😵😵

Edi Rama: Nuk e kuptova pyetjen, por kryesisht zarfat janë për moshën e tretë, sepse ata më të rinjtë mund ta mbushin kollaj fare pyetësorin online në linkun www.keshillimikombetar.al prandaj jepe edhe ti opinionin tënd, në vend se të humbasësh kohë me pyetje përqeshëse të cilat nuk prodhojnë asgjë.

Komentues 3: Sikur nuk e di ti çfarë problemesh ka vendi, stil komunizmi, që në Shqipëri vetëm ndodhin, sa djallëzor u bëri regjimi, shpikni lloj-lloj çmendurirash të kalojë e sotmja, të kenë material njerëzit për gjysmë viti dhe sajoni pasi të mbarojë kjo, është bërë gati skenari i radhës, nuk e di ti që tokat janë djerrë, bankat e shkollës janë bosh, njerëzit rrojnë me 2 dollarë, nuk e di ti që vetëm pleq kanë mbetur. E shkatërruat vendin dhe tani bëni sikur asgjë s’po ndodh dhe keni nevojë për ndonjë korrigjim të vogël, dhe sa për punët që keni bërë për 40 vjet, një njeri me çekan do kishte shtruar rrugët e një qyteti.

Edi Rama: Po të ishin tokat djerrë nuk do ishte rritur eksporti i prodhimeve bujqësore nga 120 milionë në vit në 2013 në thuajse gjysmë miliardi në 2022; po të ishin bankat e shkollës bosh nuk do kishte akoma nevojë për shkolla të reja sepse ka ende klasa me dy turne; po të rronin njerëzit me 2 dollarë s’do kishte më shumë makina për frymë se në tërë rajonin e kështu me radhë… Të shash është kollaj, të shpifesh është edhe më kollaj, po të punosh e të ndryshosh gjërat nuk është hiç kollaj, ndërkohë që Këshillimi Kombëtar nuk bëhet sepse ne nuk dimë problemet, po sepse për çështjet në fjalë kemi dilema për vendimin që duhet të marrim! Prandaj na duhet mendimi i qytetarëve dhe prandaj do ta marrim atë parasysh😊

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INTERI, SKUADRA MË E FORTË NË SERIE A"/ De Biasi: Shqipërisë i kanë shpërthyer disa lojtarë
Previous article MANIPULIMET/ Prokurorët sekuestrojnë dokumentet në FSHF për zgjedhjet e kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT