• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Para Shqipërisë, Krichbaum kërcënoi Kroacinë: Po bllokuat rrugën e Serbisë, ju presim fondet!
Home
Shqipëri

Para Shqipërisë, Krichbaum kërcënoi Kroacinë: Po bllokuat rrugën e Serbisë, ju presim fondet!

24 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Gjuha aspak diplomatike e Gunther Krichbaum, deputet i CDU-së e njëkohësisht një prej personave më të afërt të Bashës në Bruksel, e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes kritike në shumë raste.

Krichbaum, menjehërë pas dorëzimit të rekomandimit pa kushte të Bashkimit Europian për Shqipërinë, doli në dy prononcime të njëpasnjëshme, duke thënë fillimisht se “për Shqipërinë ka kushte shtesë” (pavarësisht se kjo nuk shkruhet në progresraport), e më pas theksoi se “vendimi i Komisionit për Shqipërinë është një vendim i papjekur”.

Qëndrimet e Krichbaum sfidojnë edhe pozitat e deklaruara të Kancelares Merkel, e cila në më shumë se një rast ka theksuar se sa i përket Shqipërisë, “vetingu ishte kushti i vetëm i mbetur për hapjen e negociatave”.

Nga ana tjetër, ai shpreh një mbështetje të pakushtëzuar për Serbinë, për të cilën ai thotë që duhet të anëtarësohet sa më shpejt, ndonëse ky vend nuk ka nisur ende të zbatojë reformën në drejtësi, si dhe nuk është kompatibël në 21 prej 35 kapitujve të “acquis communitaire”, përfshi kapitullin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, atë për sundimin e ligjit, por edhe çështje të tjera teknike, si standartet mjedisore, ligjhet për biznesin, etj.

Shtypi kroat, prej kohësh ka denoncuar standartet e dyfishta të 54-vjeçarit, i cili ka ushtruar një presion të hapur mbi Zagrebin zyrtar, kur në gjysmën e parë të vitit 2016 Kroacia kërcënoi bllokimin e bisedimeve me Serbinë, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura që nga lufta për shkëputjen nga Jugosllavia, në vitet 1992-95.

“Jutarni List”, e përditshmja më e madhe kroate, shkruan se Krichbaum deklaroi hapur se: “Nëse bllokoni Serbinë, do t’iu bllokojmë fondet nga Bashkimi Europian”.

“Them vetëm që Kroacia ka nevojë për Bashkimin Europian dhe partnerët e tjerë europian më shumë se ne për Kroacinë. Kroatët kanë disa objektiva që duan të realizojnë me ndihmën tonë. Ata mund të kuptojnë shumë shpejt që si idetë apo projektet e tyre, mund të bllokohen fare lehtë. Sepse, se kujt i japim dhe kujt i marrim, këtë e vendos Bashkimi Europian”, theksoi Krichbaum, cituar nga “Jutarni List”.

Artikulli i plotë në – https://www.jutarnji.hr/vijesti/hrvatska/zestoka-prijetnja-iz-berlina-blokirate-li-srpski-ulazak-ostat-cete-bez-eu-novca/2886617/

Në të shkuarën, Krichbaum ka bërë bujë edhe për një numër qëndrimesh pro-ruse, të cilan bien ndesh me politikën zyrtare të Bashkimit Europian.

Duke nisur nga sugjerimi për lehtësimi i bllokadës ekonomike ndaj Moskës, e deri tek deklaratat polemizuese për nevojën e “kompromisit Ukrainë-Rusi, pasi pa Rusinë nuk mund të zgjidhet asnjë problem në këtë rajon”.

Lexo më shumë –

Njihuni me njeriun e paguar për të bllokuar negociatat për Shqipërinë, e shkuara e tij e errët përfshin një skandal të trafikimit të fëmijëve

Një kundërshtar i deklaruar i integrimit të vendit tonë në BE, Krichbaum është i njohur në opinionin shqiptar si një prej miqve më të afërt të Bashës në Europë.

Një figurë me peshë në CDU, Krichbaum mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë në periudhën e çadrës, ndërsa në të gjithë vizitat e tij në Tiranë është takuar për periudha të gjata me Bashën, pa kursyer në daljet publike kritikat ndaj qeverisë.

Pavarësisht opinionit pozitiv të Komisionit, Krichbaum duket i vendosur që të shfrytëzojë lidhjet e tij dhe influencën në rritje të partive të ekstremit të djathtë në vendet anëtare, për të siguruar një veto negative ndaj negociatave.

Vendimi përfundimtar për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë pritet të merret në qershor, kur të votohet në mbledhjen e kryetarëve të shteteve. Sipas formatit me të cilin funksionin Bashkimi Europian, mjafton që një nga 28 vendet anëtare të Unionit të shprehet kundër, që fillimi i negociatave të shtyhet me të paktën një vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U vetëvra në komisariat/ Mbi 20 vite në radhët e policisë, oficeri që i dha fund jetës ishte baba i dy djemve (VIDEO)
Previous article Mori pjesë në çadrën e PD-së, zyrtari hungarez braktis Bashën: Mbështes integrimin e Shqipërisë!

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT