• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARA NGA AKTIVITETI KRIMINAL/ I “FORTI” në Elbasan me dy EMRA. Ja pasuritë që iu sekuestruan
Home
Breaking News

PARA NGA AKTIVITETI KRIMINAL/ I “FORTI” në Elbasan me dy EMRA. Ja pasuritë që iu sekuestruan

12 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasuritë e paluajtshme të 37-vjeçarit Elton Kila, pasi dyshohet se paratë për blerjen e tyre burojnë nga aktiviteti kriminal.

Prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku-600x360

Ai u arrestua në muajin tetor, pasi akuzohet në Itali për një sërë veprash penale, mes tyre dhe “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i narkotikëve”.

Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se shtetasi Elton Kila Alias Kastriot Kila, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qenë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali, si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, akte këto të kryera në Peskara, Itali.

Pas grumbullimit, administrimit, analizimit dhe referimit të materialeve të para nga strukturat e Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të këtij shtetasi. Për këtë procedim penal është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion i vazhdueshëm me Misionin Ndërlidhës të Policisë Italiane (INTERFORCA).

Si rezultat i komunikimeve të vazhdueshme, shtetasi Elton Kila (Alias Kastriot Kile) u shpall në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Prokuroria e Peskarës në Itali kishte lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrimi” dhe “Kallëzim i rremë”. Më datë 17.10.2018, nga Policia e Elbasanit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bazuar në aktivitetin kriminal të shtetasit Elton Kila (Alias Kastriot Kile), nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u kryen hetime intensive në lidhje me transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova dhe Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi sekuestro preventive për pasuritë e tij.

Mëngjesin e djeshëm është ekzekutuar vendimi i Gjykatës për sekuestron preventive për një ndërtesë 5-katëshe me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan, njësi shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan, një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan. Gjithashtu është vendosur sekuestro 100 për qind e kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K., në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k. Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara te noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekësh të rinj.

Por vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe. Gjithashtu, po këtij personi nga Njësia Hetimore Vendore në muajin tetor 2018, në bashkëpunim me Prokurorinë i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitjeje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale. Elton Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar nga “Forca e Ligjit”. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK MUND TË NDODHTE NDRYSHE/ Njeriu më i kërkuar në "Google për 2018-ën" është ajo që e adhurojmë të gjithë (FOTO)
Previous article PROJEKTI I "UNAZËS SË RE"/ Bashkia e Tiranës prish edhe dy ndërtime të tjera pa leje te Astiri

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT