Sali Berisha ka dhënë sot nje tjetër mesazh teksa publikon videon e para disa viteve, ku thotë se nuk tërhiqet.
Siç kuptohet, keto fjale shkojnë sot per SHBA, të cilët nuk e duan në shtator në parlament.AlpeNews
” Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukekeni mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njos asgjë unë”, tha Berisha.
Teksa poston videon, ish kryeministri shkruan: “Para interesit kombetar nuk njoh asgjë tjetër.”
Kjo duket se i ka bere pershtypje njerit prej ndjekësve i cili e pyet: As interesin personal?
Perla vjen shpejt nga Berisha, i cili si rrallehere pergjigjet ne koment duke shkruar: Po flisja për Kosovën.
Por se ku hyn Kosova në kete fjalim e në keto ditë, atë vetëm Sali Berisha mund ta dijë.



