• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Papa takon viktimat e abuzimit seksual, kërkon falje për skandalin me klerikët
Home
Europë

Papa takon viktimat e abuzimit seksual, kërkon falje për skandalin me klerikët

26 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Në ditën e dytë të vizitës historike në Irlandë, Papa Françesku ka kërkuar falje para dhjetëra mijëra njerëzve, për skandalin me abuzimet seksuale të priftërinjve katolikë. Kreu i Vatikanit është takuar me 8 viktima të abuzimeve seksuale.

Në turneun e tij në Irlandë, Papa Françesku ka kërkuar falje për skandalin dhe tradhtinë e ndjerë nga viktimat e shfrytëzimit seksual prej abuzimeve të klerikëve katolikë.

Gjatë fjalës së tij në faltoren e Marisë në Knock, para dhjetëra mijëra njerëzve, kreu i Vatikanit u shpreh se askush nuk mund të mos lëkundej nga tregimet e atyre që kanë pësuar abuzimin.

Papa Françesku: Askush prej nesh nuk mund të mos lëkundet nga historitë e të rinjve që vuajtën abuzimin, u grabitën nga pafajësia e tyre dhe  mbetën të tmerruar nga kujtime të dhimbshme. Kjo plagë e hapur na sfidon që të jemi të fortë dhe të vendosur në gjetjen e të vërtetës dhe drejtësisë. Unë  kërkoj faljen e Zotit për këto mëkate, për skandalin dhe tradhtinë e shumë personave në familjen e Perëndisë.

Në vizitën e parë papale në Irlandë në 39 vjet, Papa Françesku u takua privatisht me 8 viktima të abuzimit klerik, fetar dhe institucional dhe tha se do të kërkojë  një angazhim më të madh për të eleminuar këtë kamzhik.

Por presioni mbi Papën u rrit kur të dielën një ish-zyrtar i lartë i Vatikanit tha se Papa Françesku kishte patur dijeni për abuzimet seksuale, nga një kardinal amerikan 5 vite përpara se të pranonte dorëheqjen e tij muajin e kaluar.

Ndërkohë 500 mijë njerëz pritet të mblidhen në Parkun Phoenix në Dublin, ku Papa do të përmbyllë takimin botëror të familjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RRESHTUAN SI NË USHTRI/ Vasili: LRI kundra hajduteve te pushtetit dhe shushunjave perqark tij
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË KUKËS/ Detajet: Vdes një prej të plagosurëve. Mjekët nuk i...

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT