• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAPA FRANCESKU FESTON DITËLINDJEN E 87-TË/ Rama i përcjell urimet Atit të Shenjtë: Edhe 100!
Home
Politikë

PAPA FRANCESKU FESTON DITËLINDJEN E 87-TË/ Rama i përcjell urimet Atit të Shenjtë: Edhe 100!

17 December, 2023 s.autor Politikë

Papa Françesku feston këtë të diel 87-vjetorin e lindjes.  Urimet për kreun katolik të Vatikanit mbërritën nga e gjithë bota, dhe atyre nuk mund t’ju mungonte as udhëheqja shqiptare.

Në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan “edhe 100”, mesazh ky i shoqëruar nga një simbol lutje.

Megjithatë, Papa nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi të planifikuar në orën 11:00.

Papa do të takohet me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas. Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes, raportojnë mediat e huaja.

Dy orë më vonë, Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku pritet t’i urojnë me entuziazëm ditëlindjen. Mes atyre që urojnë Atin e Shenjtë është edhe presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjitha bota.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Papa nuk po mendon të japë dorëheqjen

Ati i Shenjtë, në një intervistë të dhënë kohët e fundit për kanalin televiziv meksikan N+, shprehu dëshirën për t’u varrosur në Bazilikën Romake të Santa Maria Maggiore dhe jo në Vatikan si zakonisht. Ai ka një përkushtim të madh ndaj bazilikës në qendër të kryeqytetit italian. Ajo përmban ikonën e Marisë, Salus Populi Romani, para së cilës ai lutet para dhe pas udhëtimeve jashtë vendit.

Pavarësisht moshës së vjetër dhe problemeve shëndetësore, të cilat e kanë shqetësuar veçanërisht këtë vit, Papa nuk po mendon të japë dorëheqjen. I pyetur mbi abdikimin e paraardhësit të tij gjerman Benedikti XVI, Papa tha: “E pashë guximin e Benediktit kur kuptoi se nuk mund ta bënte më dhe preferoi të thoshte “mjaft”. Dhe kjo është e mirë për mua si shembull. Unë i kërkoj Zotit të thotë “mjaft” në një moment, por nëse ai dëshiron.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË BURGUN E PEQINIT/ Prokuroria kërkon arrest me burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të IEVP-së
Previous article E RËNDË/ Ra në lumin Buna teksa peshkonte, polumbarët në kërkim të 65-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT