Të tjera pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momente të lëkundjes së fortë të tërmetit që “shkundi” Ballkanin dhe u ndje deri në Shqipëri.
Në këtë video të kamerave të sigurisë, tregohen momentet kur dridhet toka nga tërmeti i fuqishëm që ra në Bosnje Hercegovinë.
Ndërkohë që dridhjet e tokës kanë shqetësuar banorët e disa qyteteve në Kosovë.
Nga paniku i krijuar, si pasojë e tërmetit, banorët e një ndërtese të lartë në Pejë kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë objektit, raporton Telegrafi.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë, është ndier pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës.


