Një banesë private është përshirë nga flakët paraditen e sotme në lagjen “Demokracia” në Vlorë.
Shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol që ndodhej brenda banesës.
Gjatë momentit të përfshirjes së flakëve, në banesë ndodheshin 5 anëtarët e familjes, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi kanë dalë nga ndërtesa në kohë, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja që ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.


