Virusi i famshëm që vjen nga Kina dhe që i ka marrë jetën qindra qytetarëve ka shkaktuar panik të madh edhe në vendet fqinje të Shqipërisë. Në Itali janë konfirmuar dy raste, të cilët janë shtruar tashmë në spital, ndërkohë që janë marrë masa të rrepta.
“Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, të gjithë njerëzit që vijnë nga Kina nuk lejohen të hyjnë në këtë vend. Ne kërkojmë falje për problemin”, thuhet në lajmërim.
Ndërkohë Muzetë e Vatikanit ku kanë kërkuar punonjësve të kenë kujdes.
“Raportoni çdo simptomë të mundshme të gripit dhe qëndroni larg foshnjave dhe personave me probleme të frymëmarrjes”. Kjo është porosia që drejtoria e Muzeve të Vatikanit iu ka lënë punonjësve për të kufizuar çdo rrezik të mundshëm që lidhet me koronavirusin, duke marrë parasysh faktin se mijëra turistë aziatikë vizitojnë muzetë çdo javë. Porosia u komunikua verbalisht në rrugë joformale.






