• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANË “El Classico”-n ME PARATË E BIZNESMENIT/ Ja sa vite burg kërkon prokuroria për tre gjyqtarët
Home
Breaking News

PANË “El Classico”-n ME PARATË E BIZNESMENIT/ Ja sa vite burg kërkon prokuroria për tre gjyqtarët

11 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me nga 3.5 vite burg të gjyqtarëve të gjykatës së Durrësit, Kliton Spahiu e Petraq Dhimitri dhe 3 vite për Petrit Çenon, ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku kërkohet 2 vite burg.

Në rast dënimi do të aplikohet ulja me 1/3 pasi ky proces është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Hetimet u kryen nga prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho. Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO BËHET NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Ariana Fejzullahu ndryshon krejtsisht pamje (FOTO)
Previous article "KJO ËSHTË DËSHMIA E QARTË"/ Deklarata e bujshme nga trajenri i Portugalisë: CR7 është fubollisti më...

k.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT