• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANË “EL CLASSICO”-n ME PARATË E BIZNESMENIT/ Gjykata jep vendimin për tre gjyqtarët e Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

PANË “EL CLASSICO”-n ME PARATË E BIZNESMENIT/ Gjykata jep vendimin për tre gjyqtarët e Durrësit

29 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me nga 3 vite burg 3 gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno dhe një vit biznesmenin Namik Sadiku. Por duke qenë se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, aplikohet ulja me 1/3 e dënimit për të akuzuarit dhe 3 gjyqtarët do të bëjnë 2 vite burg, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Por për cfarë u akuzuan? Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Pas zbulimit të skandalit, të tre gjyqtarët u akuzuan për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë” dhe sot u dënuan nga Krimet e Rënda. Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se kishte fshehur pasurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “S’KA NDARJE OSE URREJTJE NË..."/ Rama flet për Kacifas nga Greqia: Ishte i rrezikshëm, nëse politika nuk fut hundët, asgjë...
Previous article EPISODI QË NDODHI GJATË ZËVENDËSIMIT/ Gjesti ndaj tifozëve dhe trajnerit, merret masa e parë për Xhakën

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT