• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Shqipëria pranë imunitetit të tufës, mjeku: 50% e shqiptarëve të…
Home
Sociale

PANDEMIA/ Shqipëria pranë imunitetit të tufës, mjeku: 50% e shqiptarëve të…

14 April, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është pranë imunitetit të tufës ndaj Covid-19. Pas valës së dytë dhe më të ashpër të koronavirusit, infeksionisti Arben Pilaca tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e kanë sëmundjen, ndërsa të tjerë po imunizohen përmes vaksinës.

“Për arsye të ndryshme, Shqipëria “zgjodhi” një model si të Suedisë dhe një pjesë e madhe e popullsisë u ekspozua ndaj infeksionit. Ky quhet imuniteti i tufës. Unë nuk besoj se e kemi arritur këtë, por i jemi afruar. Jemi te 50%, që nuk është pak”, shprehet Pilaca,

Por, a do të shënojë fundin e pandemisë arritja e imunitetit të tufës?  

“Ende nuk e dimë, askush nuk e di këtë. Nuk dihet se si do të ndryshojë virusi dhe se si do t’i përgjigjet mbrojtja jonë ndaj këtij ndryshimi”, përgjigjet mjeku.

Edhe mjeku Pilaca thotë se në muajin maj pritet një valë tjetër e Covid-19, për shkak të grumbullimeve për zgjedhje dhe gjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa qershori dhe në vijim parashikohet më i qetë dhe për disa arsye, sipas tij: “Unë pres që në qershor të jemi më të qeshur, të bëjmë aktivitete më të afërta. Kjo sepse do të jenë prekur më shumë njerëz, do të jenë bërë më shumë vaksinime dhe do të ketë klimë më të mirë”.

Mjeku për sëmundjet infektive mbështet vaksinimin e popullsisë si mënyra e vetme për t’i shpëtuar formave të rënda dhe humbjeve të jetës. Por, kë do të aplikonte ai vetë nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje?

“Sputnik V. Kam më shumë besim nga të dhënat që kam parë dhe ka kaluar edhe provën e tretë. Unë i besoj shkollës ruse me baza të mëdha”, tha Pilaca.

Deri tani, janë vaksinuar mbi 270 mijë persona. Vetëm mjekët e infermierët kanë mbyllur ciklin e vaksinimit me dy doza, ndërsa kategoritë e tjera po vijojnë sipas kalendarit dhe vaksinave të përcaktuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Kur kërkon të dish me zor se ç’mendon Yuri Kim
Previous article 25 PRILLI/ Balla: Luli është mbushës topi, Saliu dhe Iliri janë gati si ujku dhe çakalli të ‘hanë’ Reformën në Drejtësi

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT