• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Pse mbrëmjet janë më të rrezikshme për përhapjen e virusit
Home
Sociale

PANDEMIA/ Pse mbrëmjet janë më të rrezikshme për përhapjen e virusit

26 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga data 24 dhjetor e deri më 4 Janar, lëvizja në vendin kufizohet nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Prej datës 5 Janar, kufizimet rikthehen në orën 22:00 të mbrëmjes, siç ishte më parë.

E ftuar këtë të shtunë te “Rudina”, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi edhe arsyen se përse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur këto lloj kufizimesh. Rakacolli tha se kur u mor fillimisht vendimi për kufizim në orën 22:00 erdhi pasi nga hetimi epidemiologjik rezultoi se qëndrimi më gjatë nëpër kafe e restorante ishin faktorë që ndihmonin në përhapjen e Covid-19.

Zv.ministrja tha se jo vetëm koha e qëndrimit, por edhe fakti që gjatë daljeve njerëzit konsumojnë edhe alkool kjo i bën më të dashur dhe më të afruar me të tjerët, e për pasojë duke e bërë virusin më të lehtë për t’u transmetuar:

“Oraret nuk vendosen asnjëherë apriori. Vendosja e orareve dhe masave bëhet gjithmonë në bazë të vlerësimit të situatës dhe indikatorëve që kanë çuar në atë situatë. 

Dhe orari 22:00 që ishte para javës së kaluar, u vendos duke parë që numrat ishin rritur, u bë ajo që quhet hetimi epidemiologjik, pra rastet u hetuan, u vlerësua mundësia ku mund ta kishe marrë dhe shumica e kishte marrë, lidhej shumë me ndenjen në orë të zgjatura sidomos nëpër bare dhe restorante. 

Janë edhe ato orët që konsumohet pak alkool, alkooli të çon edhe pak në eufori dhe nuk e ke shumë veten në kontroll dhe afrohesh diçka më tepër, flet me zë të lartë, edhe këndon, edhe virusi shpërndahet… 

Pra vërtetë që virusi është gjatë 24 orëve, por mundësitë për ta marrë janë më të mëdha në përqendrime dhe në orë të caktuara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER CITY-NEWCASTLE/ Guardiola starton me De Bruyne, Bernardo, Torres dhe Sterling në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article MERR FUND MAKTHI I REZULTATEVE NEGATIVE/ Arsenal mposht në Derbi "Blutë e Londrës" dhe rikthehet tek fitorja

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë Aktualitet

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT