• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Javën e fundit u ulën vdekjet nga COVID 19 në Shqipëri, rastet e reja nuk shtohen
Home
Sociale

PANDEMIA/ Javën e fundit u ulën vdekjet nga COVID 19 në Shqipëri, rastet e reja nuk shtohen

14 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri, java e shkuar shënoi një përmirësim të situatës së koronavirusit. Ndërsa rastet e reja të konfirmuara mbetën thuaje në të njejtat kuota, numri i vdekjeve ra, mesatarja 7-ditore e pozitivitetit u ul, dhe në spitale, u reduktua numri i pacientëve e po ashtu dhe i atyre që janë në gjendje kritike.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës dëshmojnë se rastet e reja arritën në 5508 të prekur, vetëm 7 më shumë se java pararendëse. Ndonëse të shtunën u shënua shifra rekord prej 879 të infektuarish në 24 orë, mesatarja ishte 786 të prekur në ditë. Në 24 orët e fundit, u rregjistrua dhe kuota më e ulët e javës me 661 raste pozitive, të identifikuara identifikuar në këto bashki: 178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, dhe 2 në Skrapar. Në total, që nga fillimi i marsit kur u shënuan rastet e para, përllogariten mbi 49 mijë të infektuar. Aktualisht 22.850 qytetarë janë ende pozitivë.

Java e shkuar shënoi dhe numrin më të lartë të testimeve, me një totale prej 17.812 tamponësh, ose një mesatare prej 2545 testimesh në ditë. Krahasuar me periudhën 1-7 dhjetor, rritja është gati 13 përqind.

Edhe pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) u ul ndjeshëm në 30.9 përqind, nga 35.4 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Numri i vdekjeve gjithashtu u ul, duke zbritur në 94 viktima, ndërsa u luhat gjatë javës mes 12-15 humbje jete në ditë. Në 24 orët e fundit u shënuan 13 viktima: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë deri tani, kanë humbur jetën 1016 persona.

Pas një tendence në rritje, veçanërisht shqetësuese, përgjatë gjithë muajit nëntor, dhe javës së parë të dhjetorit, në 7 ditët e fundit dhe situate në spitale erdhi lehtësisht duke u përmirësuar. Numri i pacientëve ra, e po ashtu u reduktua dhe ai i atyre që janë në gjendje kritike. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Qytetarët i drejtohen Kryeministrisë, nisin marshim paqësor dhe "të heshtur"
Previous article SOT JANË KËNGËTARË TË NJOHUR/ VIP-at shqiptarë që ndoqën rrugën artistike të prindërve (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT