Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se në qytetin e Librazhdit vijojnë pa ndërprerje operacionet humanitare për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facbook’, Balla thekson se shpërndarja e ndihmave do të vijojë deri në fund të luftës me armikun e padukshëm COVID-19.
“Vazhdon operacioni i ndihmës si çdo ditë pa ndërprerje në Librazhd. Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)


