• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOKAINË, MAKINA, ARMË DHE FEMRA/ Arratiset një nga njerëzit më besnikë të “El Chapos” (FOTO)
Home
Nderkombetare

KOKAINË, MAKINA, ARMË DHE FEMRA/ Arratiset një nga njerëzit më besnikë të “El Chapos” (FOTO)

15 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një nga njerëzit më besnikë të El Chapo Guzman, është arratisur pasi ishte nxjerrë në arrest shtëpie. José Rodrigo Aréchiga-Gamboa, i njohur si “El Chino Antrax”, ishte i dënuar prej vitit 2014 për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ai vuante dënimin në një burg federal në San Diego, Kaliforni, por së fundmi ishte lënë në arrest shtëpie, raporton “CNN Espanol”.

Në një dokument të gjykatës së San Diegos, publikuar që më 8 maj, thuhet se “El Chino Antrax”, ka arritur t’ia mbathë edhe pse banesa ku qëndronte ruhej me efektivë policie. Menjëherë pas zbulimit të arratisjes, është lëshuar një tjetër urdhër arresti për Gamboan.

José Aréchiga-Gamboa, i cili më parë ka përdorur edhe emrin Norberto Sicairos-García, u arrestua fillimisht në Holandë në vitin 2013, për llogari të Shteteve të Bashkuara ku akuzohej për trafikim të kokainës dhe marijuanës nga Meksika. Ai akuzohej gjithashtu se bënte pjesë në grupin “Los Antrax”, që shërbente si truproje për krerët e Kartelit të Sinaloas, kur ky drejtohej nga Joaquin Guzman Loera.

Por edhe pse u dënua me 7 vite e 3 muaj burg, gjykatësi kishte vendosur në mars të këtij viti që ta dërgonte me arrest në shtëpi. Ai njihej për jetën luksoze që bënte, pasi postonte shpesh foto dhe video në Instagram me makina dhe armë.

CNN në spanjisht kontaktoi me prokurorinë e distriktit të jugut të Kalifornisë dhe zyrën e DEA-s, por asnjë institucion nuk pranoi të komentonte mbi arratisjen dhe operacionin e kërkimit për “El Chino Antrax”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UJI I PISHINËS VRET MIKROBET/ Ekspertët: Kjo është arsyeja pse COVID-19 këtu "vdes"
Previous article PANDEMIA E COVID-19/ Vijojnë operacionet humanitare në Librazhd, Balla: Do vazhdojë deri në fund të luftës

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT