• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA E COVID-19/ Epidemiologu Alban Ylli: 3 faktorët që frenuan valën e dytë
Home
Breaking News

PANDEMIA E COVID-19/ Epidemiologu Alban Ylli: 3 faktorët që frenuan valën e dytë

8 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri, njësoj si në disa vende të tjera në botë nuk e plotësoi panoramën e valës së dytë sikurse ishte parashikuar muaj më parë. Epidemiologu Alban Ylli thotë në një prononcim për Gazeta “Shqip” se nisur nga shifrat e deklaruara zyrtarisht prej ministrisë së Shëndetësisë, pandemia do të qëndrojë e frenuar dhe për pak kohë.

“Nëse do të kemi valë të dytë të pandemisë kjo do të shihet nga rritja e rasteve për një javë rresht. Edhe atëherë kurba mund të mos jetë e lartë dhe shumë e gjatë në kohë”, tha epidemiologu Alban Ylli.

Frenimi i rritjes së kurbës për epidemiologun e njohur kanë si shkak tre faktorë, 2 pozitivë dhe një negativ. “Tre faktorë mendojnë se do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e kurbës; 1. distanimi, ndërgjegjësimi dhe mbajtja e maskës, 2. Imuniteti po rritet, aktualisht jemi në masën 5 %, duhet të jetë 15 % në Tiranë dhe mbi 5 % në vend. 3. Sezoni i dimrit, frekuentimi i ambienteve të mbyllura”, tha Ylli.

Java e parë e tetorit nuk ka ndryshuar kurbën e shifrave të të prekurve në vend ku në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive është 162. Edhe viktimat shënojë të njëjtat shifra ditore, me 3-4 humbje jete në ditë. Por sërish epidemiologët thonë se kjo nuk është statistikë që duhet të na tregojë se po prekemi nga vala e dytë e pandemisë.

Nga ana tjetër, me hapjen e ambienteve të mbyllura në bare e restorante rritet risku i infektimit nga koronavirusi. Ndryshe nga vendet fqinje si Italia që vendosën këtë javë sanksione me gjobë nëse maskat nuk vendosen dhe në ambientet e hapura, në Shqipëri ende nuk ka një vendimmarrje të tillë. Madje dhe në ambientet e mbyllura vërehet një rënie e vigjilencës ku të vetmet që kërkojnë me detyrim vënien e maskës janë institucionet private si bankat.

Por dhe aty, kjo kërkesë është vetëm për klientin pasi brenda ambientet konstaton punonjëset pa maska që kryejnë shërbimet ndaj klientit.

Lirimi i masave kufizuese rrezikon ta vendosë sërish sistemin shëndetësor publik në presionin e numrit të lartë të shtrimeve, megjithëse sipas ekspertëve të shëndetit publik, virusi Covid-19 ka ulur fuqinë e tij të infektimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSËT E SHQETËSUAR/ Zhduket papritur e dashura e Putin (FOTOT)
Previous article NUK IU BIND URDHËRIT TË POLICISË/ Kapet 20 vjeçari në Elbasan që po transportonte pa patentë 5 të huaj

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT