Në rubrikën tonë të përditshmë “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim atmosferën e aktivitetit që zhvillohet çdo pranverë, “Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, i cili vjen në edicionin e tretë.
“Panairi i Kafshëve Shtëpiake”, një aktivitet që është ideuar nga “Green Line Albania” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohet ditën e nesërme.
Konkursi i kafshëve shtëpiake ka ditë që ka nisur në rrjetet sociale ku në faqen e instagramit “Pet Fair Albania” po bëhet “nami”.
Një konkurs i vërtetë, me një fluks konkurrentësh, që në rastin konkret janë qenushët dhe me një fitues që do të shpallet mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë nesër do të ketë një juri që do të zgjedhë qenin më të bukur, pasi këta të fundit të kenë parakaluar.
AlpeNews.al ju sjell disa nga fotot e qenëve konkuurues në garë.


















Përgatiti: AlpeNews.al









