Efektivë të komisariatit nr 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 video projektorë në 4 universitete të Tiranës.
I riu hiqej si student për të hyrë në universitete.
Me poshtë momenti kur 29-vjeçari vjedh videoprojektorët nga Universiteti Europian i Tiranës
Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40-vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.
18 videoprojektorët, të dyshuar të vjedhur janë sekuestruar nga policia.


