Në mesditën e djeshme, një zjarr i madh ka shpërthyer në Finiq dhe më pas është përhapur edhe në Delvinë. Pas disa orësh përpjekjesh intensive për të përballuar flakët, zjarrfikësit arritën të fiknin zjarret.

Zjarrin ka përfshirë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit, ku nga pamjet e publikuara duket se zona është shkrumbuar, ndërsa bimësia është zhdukur. Aktualisht kanë mbetur vetëm gurët e parkut arkeologjik. Alarm për dëmet e mundshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit dhe pasojat e zjarrit ka dhënë studiuesi Auron Tare.

Për momentin, nuk janë raportuar informacione të tjera mbi ndihmën që mund të jetë ofruar ose masat e tjera të ndërmarra pas kësaj ngjarjeje.