• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ U përfshi nga flakët, shkrumbohet bujtina në Librazhd, shkak një defekt elektrik
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ U përfshi nga flakët, shkrumbohet bujtina në Librazhd, shkak një defekt elektrik

11 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Dorëz, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, ku një bujtinë me konstruksion druri është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

VIDEO

Sipas të dhënave paraprake, Policia është njoftuar në orën 22:46 për zjarrin në bujtinën në pronësi të shtetasit Enver Shkurti. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, policia si dhe banorë të zonës, të cilët kanë bashkëpunuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 12 efektivë zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, të cilët punuan për disa orë me radhë në kushte të vështira, deri në neutralizimin e plotë të flakëve në orën 03:00 të mëngjesit të datës 10 prill 2026.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik të amortizuar, i cili ka shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të favorizuara edhe nga konstruksioni prej druri i objektit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 80 m² të sipërfaqes së bujtinës, përfshirë ambientet e kuzhinës, dhomës së gjumit dhe tualetit. Objekti përdorej për aktivitet turistik.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që rasti rikthen në vëmendje rëndësinë e kontrollit dhe mirëmbajtjes së instalimeve elektrike, veçanërisht në objekte me funksion turistik dhe konstruksione të ndjeshme ndaj zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTEMIS II KTHEHET NË TOKË/ Momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Previous article CEREMONIA E EPITAFIT NË TIRANË/ Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan të premten e zezë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT